Erik ten Hag u largua nga Manchester United në tetor të vitit të kaluar dhe tani është në kërkim të një klubi të ri.
Sipas raporteve, holandezi është parë në stadiumin e një gjiganti evropian, ndërsa vazhdon të shqyrtojë mundësitë për të rikthyer karrierën e tij si trajner.
Në tetor të vitit 2024, aventura e Ten Hag në Old Trafford përfundoi pas një fillimi të dobët të sezonit.
Në total, 55-vjeçari drejtoi 128 ndeshje me Manchester United, duke regjistruar 70 fitore, 23 barazime dhe 35 humbje, që përkthehet në një përqindje fitoreje prej 54.69%.
Pavarësisht vështirësive në Premier League, Ten Hag arriti të fitojë Carabao Cup dhe më pas FA Cup gjatë kohës së tij në krye të ekipit anglez.
Pas largimit, emri i tij është lidhur me klube të ndryshme si Borussia Dortmund, Ajax dhe Feyenoord, por vetë ai ka deklaruar se nuk do të rikthehet në stol deri në verë.
“Kam vendosur të mos pranoj asnjë punë deri më 1 korrik, pra deri në fillimin e sezonit të ri”, tha ai.
Erik ten Hag shihet në stadiumin e Romës ndërsa kërkimi për punë vazhdon
Të dielën, Ten Hag u pa duke mbërritur në Stadio Olimpico, përpara ndeshjes së Serie A mes AS Roma dhe Juventus.
Eksperti i transferimeve Fabrizio Romano shkroi në rrjetet sociale:
“Erik ten Hag, i pranishëm për ndeshjen AS Roma vs Juventus sonte në stadiumin Olimpico. Ish-trajneri i Manchester United dhe Ajax, aktualisht ende i disponueshëm për një punë të re dhe i gatshëm të nisë një projekt të ri nga sezoni i ardhshëm.”
🔴Erik #tenHag arriva allo stadio Olimpico per #RomaJuve: telecamere non gradite, chi era con lui ci ha chiesto di abbassarle, poi è salito su in tribuna‼️
— Francesco Iucca (@francescoiucca) April 6, 2025
💥Ufficialmente l’entourage dell’olandese smentisce contatti con l’#ASRoma e che sia qui per i giallorossi@calciomercatoit pic.twitter.com/yg2Z8obxW0
Roma mund ta ketë në listën e saj të kandidatëve për trajner të ri, pasi trajneri aktual, Claudio Ranieri, do të largohet në fund të sezonit.
Megjithatë, sipas raportimeve nga Calcio Mercato, ekipi i Ten Hag ka mohuar çdo kontakt me Romën.
Gazetari Francesco Lucca shkroi:
“Erik ten Hag mbërriti në stadiumin Olimpico për ndeshjen Roma-Juventus: kamerat nuk ishin të mirëpritura, dhe njerëzit që ishin me të kërkuan që ato të uleshin. Ai më pas shkoi në tribunë. Zyrtarisht, përfaqësuesit e tij mohojnë çdo kontakt me AS Roma dhe faktin që ai ndodhet aty për Giallorossët.”
Ndeshja përfundoi 1-1, me Manuel Locatelli që kaloi Juventusin në epërsi në minutën e 40-të, ndërsa Eldor Shomurodov barazoi katër minuta pas fillimit të pjesës së dytë.
Pas këtij rezultati, Juventus renditet në vendin e pestë në Serie A, tre pikë përpara Romës, që është në vendin e shtatë. /GazetaExpress/