string(54) "erion-sadiku-transferohet-tek-ekipi-i-njohur-i-serie-a"

Erion Sadiku transferohet tek ekipi i njohur i Serie A

Futboll

Gazeta Express

01/02/2021 13:15

Mesfushori i Kosovës U-21, Erion Sadiku është larguar nga ekipi suedez, Varbergs për të shkuar te një klub shumë më i madh.

Sadiku ka kompletuar transferimin e tij tek ekipi i njohur i Serie A, Genoa, përcjell Gazeta Express.

Lexo Edhe:

19-vjeçari ka nënshkruar kontratë me klubin e Serie A deri në vitin 2023, ndërsa fillimisht do të jetë pjesë e ekipit të të rinjve të Genoas. /Gazeta Express/