Njëri prej basketbollistëve më të mirë të Kosovës, Erjon Kastrati e ka konfirmuar largimin nga kampioni i Kosovës në Basketboll, Golden Eagle Ylli. Pas tij, largimin e Kastratit e ka konfirmuar edhe klubi suharekas
Erjon Kastrati nuk do të jetë më basketobollit i Golden Eagle Ylli.
Basketbollisti kosovar e ka bërë këtë të ditur me anë të një statusi të gjatë në Facebook ku e ka falënderuar klubin nga Suhareka.
“Sot po ndahem nga një klub i mrekullueshëm si Golden Eagle Ylli. Është shumë e vështire te gjej fjalët e duhura pasi që kam kaluar dy sezonet më të mira te karrierës time. Faleminderit qytetit te Suharekës për pritjen dhe mbështetjen prej ditës së parë. Faleminderit Xhebrailave qe kurrë pa u ndalë na kanë mbështetur pa marrë parasysh rezultatet”, shkruar ai.
Tutje, ai ka pasur edhe falënderime për stafin e Golden Eagle Ylli.
“Faleminderit të gjithë stafit te klubit sidomos Egzon Fetiut qe ka qenë shumë më shumë se vetëm drejtor i klubit. Faleminderit kompanisë Golden Eagle që kanë qenë gjithmonë shumë profesional dhe shumë korrekt. Një falënderim i veçantë për trajnerin Adis Beciragic, i cili ka besuar te unë dhe më ka shtyrë çdo dite të behëm lojtar më i mire si në parket ashtu edhe jashtë tij”, ka shkruar ai ndër të tjera.
Largimin e tij e ka konfirmuar me një status edhe Golden Eagle Ylli.
“Pas dy sezoneve të kaluara me ne, sot klubi dhe Erjoni ndajnë rrugët. Me Erjonin në ekipë fituam 2 tituj kampion, 1 here Ligen Unike, dhe superkupen e Liges Unike. ???”, kanë shkruar ata.
Kastrati më shumë gjasë do të kalojë të Trepça kanë thënë disa burime të Gazetës Express. /GazetaExpress/