Ermal Fejzullahu ka treguar sonte gjatë një interviste në Canape se si ka qenë si profesor tash analisti dhe gazetari Valon Syla
Këngëtari në këtë intervistë ka thënë se ai ishte nxënës i Valon Sylës, derisa kur është pyetur nga gazetari për këtë gjë ai ka dhënë një përgjigje interesante.
“A t’ka tregu qe jom konë problematik?”, ka thënë ai.
“Valonin e kam pasur profesor të gazetarisë dhe ka qenë profesori më chill dhe shpeshherë e ka marrë kitarën në orë dhe kemi kënduar bashkë dhe kam shumë kujtime të mira në orën e tij të mësimit pasi që ka qenë profesori më i hapur se profesorët e tjerë”. /GazetaExpress/
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...