Ditën e djeshme trajnimi 24 mijë euro nga Ermal Mamaqi ishte kryefjala e mediave dhe rrjeteve sociale, i komentuar madje edhe nga shumë personazhe publike.
Mamaqi ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku thotë se nëse merresh me drogë e bën vrasje të thonë “hallall ja boftë Zoti”, e nëse dëshiron t’i ndihmosh të tjerëve për të prodhuar suksese, atëherë sipas tij vendosesh në shënjestër dhe vlerësohesh të kesh bërë Blasfemi.
“Qesha shumë dje me miqtë e mi… Për ju që nuk e dini, kam mbi 10 vjet që studioj këtë Filozofi të Vetëzhvillimit dhe Motivimit. Jam trajnuar, Certifikuar nga njerëz që janë Autoritet në këtë industri, që nga Vasil Naci e deri te me të mirët e Planetit, si Tony Robbins, Brian Tracy etj. Uroj të çliroheni nga ky ankth që ju ka kapur nga kjo që po bëj, pasi duhet të kuptoni që asgjë e keqe nuk do t’ju vijë…”, shkruan Ermali.
Trajnimi nga Ermal Mamaqi përfshin 24 takime virtuale me Ermalin, dy dreka pune me Ermalin, takime me miliarderë të Shqipërisë, grup me jo më shumë se 10 persona, planifikim të së ardhmes, pyetje dhe përgjigje për karrierën, biznesi dhe jeta, këshillim nga ekspertët e fushës dhe grup ekskluziv në Facebook.
Në këtë trajnim përfshihen gjithashtu dy bonuse, me 11 pika. Në bonusin e parë përfshihen: programi “Business Master”, të gjitha trajnimet që zhvillon Ermali online dhe live, Konventa “Menaxherët e shitjes”, event “Tony Robins” online nga studioja dhe event Vasil Naci-“Rruga drejt suksesit”. Në bonusin e dytë përfshihen: një seancë individuale për ankthin dhe frikën, një trajnim për meditim nga Sheki, një trajnim për shitje me 10 module, anëtarësime dhuratë (Mendo, Ndrysho, Fito), zbritje 10% në të gjitha trajnimet që ofron tidi.al. Përpos këtyre, në bonus përfshihet dhe një udhëtim për fuqizimin e mendjes dhe trupit në Valbonë
Postimi i Ermal Mamaqit pa ndërhyrje:
Ne Shqiptaret jemi Fantastik.
Nese merresh me droge, ben vrasje, vjedhje, korrupsion per ty thone, “Hallall ja bofte Zoti”.
Ama nese mbledh disa njerez dhe ndan me ta se si te tjeret mund te prodhojne sukses, atehere ke bere Blasfemi, dhe do vendosesh ne shenjester.
E para Trajnimi 1 Vit per Sukses kushton 7,890 + Tvsh por Vlen me shume se 39.000 euro(link në bio). Vetem 1 nga Trajnimet e Biznesit qe kam bere kushton mbi 10K.
Eshte nje Pakete me trajnime nga me te ndryshmet dhe perbehet nga disa nga profesionistet e Shitjes, Marketigut, Meditimit dhe Vetezhvillimit. Dhe takimet me mua dhe Profesoret jane cdo jave.
Qesha shume dje me miqte e mi…
Per ju qe nuk e dini, kam mbi 10 vjet qe studioj kete Filozofi te Vetezhvillimit dhe Motivimit. Jam trajnuar, Certifikuar nga njerez qe jane Autoritet ne kete industri, qe nga Vasil Naci e deri te me te miret e Planetit, si Tony Robbins, Brian Tracy etj.
Uroj te cliroheni nga ky ankth qe ju ka kapur nga kjo qe po bej, pasi duhet te kuptoni qe asgje e keqe nuk do t’ju vije…
Është si të mërzitesh për dikë që mbledh disa pofesor kuzhine dhe ben nje kurs per gatimin.
Ju tregoj nje fakt personal…
Ne te gjithe punet qe kam bere kryesisht artistike kam vendosur gjithmone nje sukses ose rekord dhe gjithmone ne fillim dikush ose te gjithe thone Parrullen : U bo ky…Ky qe ishte kamarier, ose ky qe ishte DJ.
Dhe e thone si te ishte turp. Ne fakt per mua eshte krenari dhe nje nga pikat me te forta qe provoj qe keto formula suksesi qe mesojme, funksionojne. Dhe në fakt 98% e njerëzve të suksesshëm dhe të pasur vijnë nga 0.
Dikush qe eshte shume i pasur, nuk di si te flase ne publik. (kete mesojme ne)
Dikush ka shume vlera/aftesi dhe nuk di si t’i shese ose te prodhoje biznes. (kete mesojme ne)
Dikush do te mesoje si ta filloje rrugen e permiresimit. (kete mesojme ne)
Dikush do te mesoje si jete i lumtur me ate qe ka. (kete mesojme ne)
Ju ftoj qe te beheni pjese e Trajnimeve tona te Suksesit per Seancen Falas dhe nese ju pelqen mund te beheni pjese e Trajnimit *Mendo, Ndrysho, Fito* qe do te jete online ne dt 12 dhe 13 Dhjetor. Nje Trajnim qe ka transformuar jetet e me shume se 2000 Personave.
Shihemi në majë të suksesit.
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...