string(78) "escobar-e-komenton-kerkesen-e-serbise-per-kthimin-e-ushtareve-te-saj-ne-kosove"

Escobar e komenton kërkesën e Serbisë për kthimin e ushtarëve të saj në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

13/12/2022 17:12

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se kundërshton kategorikisht kthimin e forcave serbe në Kosovë, që Serbia ka paralajmëruar se do ta kërkojë nga KFOR-i.

Ai tha se fillimisht këtë s’e pret të ndodhë, por theksoi se Kosova ka garanci shumë të forta sigurie nga SHBA-ja.

Lexo Edhe:

“Ne e hedhim poshtë këtë kategorikisht. Ne nuk e mbështesim këtë fare. Kosova ka garanci të forta sigurie nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të manifestuar përmes pjesëmarrjes në KFOR”, tha ai në një intervistë për REL.

Escobar dhe i emisari special i BE-së, Miroslav Lajçak, sot nga ora 17:30 do të priten në një takim nga kryeministri Albin Kurti për të folur mbi situatën aktuale dhe dialogun me Serbinë.