string(65) "eshte-bere-si-halle-ne-treshe-per-cilen-banore-e-ka-fjalen-gjesti"

TV/Film

Gazeta Express

18/03/2025 19:29

“Është bërë si hallë, në treshe…”-  Për cilën banore e ka fjalën Gjesti?

TV/Film

Gazeta Express

18/03/2025 19:29

Pas një debati që pati me Rozanën, Gjesti ka shkuar që të bëjë thashetheme për të me Danjën. Sipas Gjestit, banorja është ‘bërë si hallë’ dhe shton se ‘futet në treshe’.

“Po më vjen inat se po i shkon Eglit nga pas, me u munduar me e nxjerrë nga kontrolli apo ndonjë gjë”, tha ndër të tjera Gjesti.

Lexo Edhe:

Danja i kundërpërgjigjet duke i thënë se para se të rihynte Egli në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”, ai përqafohej me Rozanën, tani u kthye ndryshe.

“Ti ishe duke u përqafuar para se të vinte Egli, sa erdhi Egli u ktheve, le tani se më acaron nervat. Nuk je i vërtetë”, iu kundërpërgjigj ajo.

Pjesë nga biseda:

Gjesti: Po më vjen inat se po i shkon Eglit nga pas, me u munduar me e nxjerrë nga kontrolli apo ndonjë gjë. Sa ka ardhur vajza, ndoshta akoma nuk është siç duhet. Duke i shkuar pas si halla. Si halla u bë duke shkuar te Laerti dhe Valbona, tek Egli dhe unë. Si treshe u bë

Danja: Pse nuk ia the këtë gjë kur nuk ishte Egli? Pse sa erdhi Egli e thua këtë?

Gjesti: Hallë i kam thanë disa herë, në treshe i kam thënë je duke u munduar me u fut. Ja kam thënë në sy Eglit e të gjithëve

Danja: Ti ishe duke u përqafuar para se të vinte Egli, sa erdhi Egli u ktheve, le tani se më acaron nervat. Nuk je i vërtetë

Gjesti: Po jam i vërtetë