Është top-golashënuesi i Euro 2024, Mikautadze arrin marrëveshje me klubin e njohur francez - Gazeta Express
string(90) "eshte-top-golashenuesi-i-euro-2024-mikautadze-arrin-marreveshje-me-klubin-e-njohur-francez"

Futboll

Gazeta Express

28/06/2024 12:08

Është top-golashënuesi i Euro 2024, Mikautadze arrin marrëveshje me klubin e njohur francez

Futboll

Gazeta Express

28/06/2024 12:08

Georges Mikautadze ka shkëlqyer në fazën e grupeve në Kampionatin Evropian.

Sulmuesi gjeorgjian e ndihmoi ekipin e tij me tre gola dhe një asist për ta kaluar fazën e grupeve në paraqitjen e parë historike në Evropian.

E tani, Fabrizio Romano raporton se klubi francez, AS Monaco ka arritur marrëveshje verbale në kushte personale me lojtarin.

Monaco gjithashtu ka dërguar një propozim te klubi aktual i Mikautadzes, Metz për t’u pajtuar në çmim.

Monaco do të tentojë ta mbyll operacionin para fundit të Kampionatit Evropian.

Advertisement
Advertisement
Advertisement