Eskalon debati në “Favorit” mes Munishit e Shalës: “Jam babë, mbret, boss” - Gazeta Express
string(67) "eskalon-debati-ne-favorit-mes-munishit-e-shales-jam-babe-mbret-boss"

Sport

Gazeta Express

15/06/2024 0:43

Eskalon debati në “Favorit” mes Munishit e Shalës: “Jam babë, mbret, boss”

Sport

Gazeta Express

15/06/2024 0:43

Emisioni “Favoriti i Europianit” vjen edhe sonte në shtëpitë e juaja.

Në emisionin e sotëm të pranishëm në studio janë edhe Ismet Munishi, si analist i përhershëm i emisionit “Favorit” dhe menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala.

Fillimi ishte i qetë, mirëpo në një pjesë të emisionit, debati mes kësaj dyshe filloi të eskalojë.

“Mollë sherri” për nisjen e debatit ishte deklarata e Gjimshitit gjatë ditës së djeshme, i cili tregohej i matur dhe respektonte Italinë në maksimum.

Për këtë, Munishi iu drejtua Shalës: “Këqyre Bajram, qeshtu duhet me kanë i matur në deklarata, jo me pas gabim e skandale aty”.

Menjëherë ia ktheu Shala, duke i thënë se “pse po me fut në debat këtu?”

Munishi vazhdoi duke e ‘ngacmuar’ e duke i thënë se ti je drejtor i kombëtares e jo i Llamkosit.

Ismeti nuk u ndal dhe vazhdoi t’ia kujtojë se ai është një legjendë e madhe e futbollit kosovar.

“Unë jam legjendë e futbollit kosovar, jam mbret, jam boss dhe jam babë!”, tha Munishi./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement