Eskalon sërish Santiana - shan rëndë gjatë pauzës - Gazeta Express
string(47) "eskalon-serish-santiana-shan-rende-gjate-pauzes"

TV/Film

Gazeta Express

27/11/2023 23:00

Eskalon sërish Santiana – shan rëndë gjatë pauzës

TV/Film

Gazeta Express

27/11/2023 23:00

Banorja e “Big Brother VIP Kosova 2”, Santiana Maloku ka eskaluar sërish duke e sharë me familje, e që nuk u kuptua se për kë e kishte.

Gjatë pauzës së “Prime’t”, ajo vazhdoj debatin me Albyn dhe Kadërin, e që u dëgjua duke thenë: “Ia q… robt”, e teksa ndërhyri Kadëri duke thënë: “A e dëgjuat, na shajti”.

Më pas Santiana, foli për opinionistin Bledi Mane ku u shpreh se ai nuk e njeh të kaluarën e saj.

Kujtojmë që banorja nga Gjakova kishte sharë edhe Gani Gërminë të premtën pas “Prime’t”, video e cila qarkulloi nëpër rrjete sociale.

Pasi janë hyrë “live” në emision Santiana është hyrë në dhomën e rrëfimeve ku ka sqaruar arsyen se pse kishte sharë.

Pas kësaj “Vëllai i madh” ka marrë një shpërblim ku kundrejt fjalorit të pahijshëm të përdorur nga Santiana, “Vëllai i Madh” ka vendosur që nga çmimi të zbresë hiq më pak se 5 mijë euro.

Vendimin e “Vëllait të Madh”, Santianës dhe banorëve të tjerë ua ka kumtuar prezantuesja e Big Brother VIP Kosova, Jonida Vokshi.

Për më shumë detaje, ndiqni videot në linçet e mëposhtme. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement