Eva Longoria ka treguar stil interesant me fustanin e saj teksa i është bashkuar yjeve të tjerë në Festivalin e Filmit në Cannes
Festivali i Filmit në Cannes vazhdon të jetë njëri prej stacioneve më të rëndësishëm të globit.
Të mërkurën, Eva Longoria ka treguar asetet e saj në një fustan të zi, teksa ka defiluar bashkë me aktorë, modele dhe të famshëm të tjerë në Cannes të Francës.
Bukuroshja amerikane (47) është dukur e mahnitshme edhe në aeroportin e Nice me paraqitjen e saj. /GazetaExpress/




