Evropiani i xhudos: Distria kalon në çerekfinale, eliminohet Flaka Loxha - Gazeta Express
string(70) "evropiani-i-xhudos-distria-kalon-ne-cerekfinale-eliminohet-flaka-loxha"

Sporte tjera

Gazeta Express

03/11/2023 13:06

Evropiani i xhudos: Distria kalon në çerekfinale, eliminohet Flaka Loxha

Sporte tjera

Gazeta Express

03/11/2023 13:06

Distria Krasniqi ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të Kampionatit Evropian të xhudos që po mbahet në Montpellier të Francës.

Kampionia olimpike e mundi me IPPON xhudisten kroate, Ana Viktorija Puljiz, shkruan Gazeta Express.

E çerekfinalen nuk e arriti Flaka Loxha, e cila u mund nga xhudistja serbe, Marica Perisic në raundin e dytë në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Sot garon gjithashtu edhe Nora Gjakova, e cila është në raundin e dytë aktualisht dhe pas pak përballet me polaken, Arleta Podolak. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement