Eksperienca e garueses kosovare, Laurine Gashi në Kampionatin Evropian të xhudos ishte e shkurtër.
Ajo u ndal qysh në garën e parë, në evenimentin që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.
18 vjeçarja u mposht me Ippon nga garuesja portugeze, Raquel Brito në garën e vlefshme për të 16-ën e finales.
Krahas Gashit, që garoi në kategorinë deri në 52 kilogramë, në Evropian po merr pjesë edhe kampionia olimpike, Distria Krasniqi, e cila do të garojë sot në të njëjtën kategori.
Akil Gjakova dhe Dardan Cena do të garojnë nesër në kategorinë deri në 73 kilogramë. /Gazeta Express