Evropiani i xhudos: Nora Gjakova kalon në çerekfinale - Gazeta Express
string(52) "evropiani-i-xhudos-nora-gjakova-kalon-ne-cerekfinale"

Sporte tjera

Gazeta Express

03/11/2023 13:22

Evropiani i xhudos: Nora Gjakova kalon në çerekfinale

Sporte tjera

Gazeta Express

03/11/2023 13:22

Nora Gjakova ka arritur me sukses të kualifikohet në çerekfinale të Kampionatit Evropian të xhudos që po mbahet në Montpellier të Francës.

Kampionia olimpike në raundin e dytë pati punë me polaken, Arleta Podolak, shkruan Gazeta Express.

Gjakova kaloi tutje, pasi Podolak mori tri penalizime, të cilat e diskualifikuan nga gara.

Në çerekfinale të kategorisë deri në 57 kilogramë, Nora Gjakova do të përballet me xhudisten gjermane, Pauline Starke.

Në çerekfinale ka kaluar gjithashtu edhe Distria Krasniqi në kategorinë deri në 52 kilogramë. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement