Tottenhami i Jose Mourinhos është eliminuar nga FA Cup, pasi u mposht nga Norwich në 1/8 e finales, pas penalltive të mërkurën.
Portieri Tim Krul ishte hero duke i pritur dy penallti për ta dërguar Norëichin në çerekfinale, pasi ndeshja e rregullit në Tottenham Hotspur Stadium kishte mbaruar baras 1:1, raporton Gazeta Express.
Kjo është hera e parë pas plot 28 vjetëve që Norwich e arrin fazën çerekfinale në FA Cup.
Norëich e nisi keq, pasi penalltia e parë e goditur nga Kenny McLEan u prit nga portieri i Tottenhamit Michel Vorm, por më pas Erik Lamela e goditi transversalen për Spurs, para se Krul t’i mbronte penalltitë e Troy Parrott dhe Gedson Fernandes.
Jan Vertonghen e kishte kaluar Tottenhamin në epërsi në minutën e 13-të, duke shënuar me kokë pas një harkimi nga Lo Celsco.
Por skuadra e Mourinhos u detyrua të shkojë në kohë shtesë e më pas penallti, pasi Josip Drmic e shënoi golin e barazimit për Norwich në minutën e 8-të. /Gazeta Express/
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...