string(89) "fana-rugova-mysafireve-te-partise-presidenti-ka-dashur-nje-ldk-te-bashkuar-dhe-faqebardhe"

Fana Rugova mysafirëve nga partia: Presidenti ka dashur një LDK të bashkuar dhe faqebardhë

Gazeta Express

02/12/2019 11:15

Anëtarët e kryesisë së LDK-së kanë vizituar familjen e ish-presidentit Ibrahim Rugova me rastin e 75-vjetorit të ditëlindjes së tij.

Gruaja e presidentit, Fana Rugova, deklaroi se presidentit Rugova ka dashur që LDK-ja të jetë gjithmonë bashkë e faqebardhë.

Lexo Edhe:

“Faleminderit që na vizituat në ditëlindjen e tij. Ai sot mbush 75 vjet. Ka dashur presidenti të jemi gjithmonë bashkë e faqebardhë. Më vjen mirë që partia e tij po vazhdon ritmin e tij. Faleminderit shumë që keni ardhur”, tha ajo.

Kurse, Vjosa Osmani tha se LDK-ja po rritet dhe po përcillet edhe te gjeneratat e reja.

“Jemi krenarë dhe faleminderit që keni qenë pranë nesh. Shpresojmë që tash e tutje të vazhdojmë që këtë mesazh të kultivimit të vazhdojmë edhe më tutje. Ne si gjenerata më të reja po punojmë dhe LDK-ja po zhvillohet dhe po ripërtërihet”, tha Osmani, raporton EO.

Edhe Melihate Termkolli vizitoi familjen e presidentit Ibrahim Rugova pas daljes së anëtarëve të kryesisë dhe aktivistëve.

Anëtarë të kryesisë së LDK-së, por edhe qytetarë të shumtë kanë bërë homazhe te varri i Presidentit Rugova.