string(138) "faton-ahmeti-reagon-perseri-per-vendimin-e-padrejte-ndaj-bekteshit-kjo-nuk-eshte-drejtesi-eshte-nje-burgosje-politike-e-paster-dhe-e-qarte"

Maqedoni

Gazeta Express

29/03/2025 13:56

Faton Ahmeti reagon përsëri për vendimin e padrejtë ndaj Bekteshit: Kjo nuk është drejtësi, është një burgosje politike – e pastër dhe e qartë

Maqedoni

Gazeta Express

29/03/2025 13:56

Sekretari gjeneral i BDI Faton Ahmeti edhe njëherë ka reaguar lidhur me vendimin për të mbajtur brenda në paraburgim ish ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Sipas Ahmetit, Kabare Klubit i ka skaduar licenca nga Ministria e Ekonomisë në mars të vitit 2024, katër muaj para se Kreshniku ta përfundojë mandatin si ministër

Lexo Edhe:

Më tej, ai sqaron se afro një vit pasi Kreshniku nuk është më në detyrë, përkundër që objekti s’ka pasur licencë aktive, dhe përkundër që është bërë ndryshim funksioni, fajin po ia atribuojnë atij, e jo atyre që aktualisht kanë përgjegjësi institucionale.

Postimi i plotë:

Absurditet pa kufij.

Kabare Klubit i ka skaduar licenca nga Ministria e Ekonomisë në mars të vitit 2024, katër muaj para se Kreshniku ta përfundojë mandatin si ministër.

Në verën e po të njëjtit vit, 2024, objekti ka marrë leje për renovim, dhe pas ndërhyrjeve, është shndërruar në një diskotekë – pra ndryshim i qartë i funksionit.

Tani, afro një vit pasi Kreshniku nuk është më në detyrë, përkundër që objekti s’ka pasur licencë aktive, dhe përkundër që është bërë ndryshim funksioni, fajin po ia atribuojnë atij, e jo atyre që aktualisht kanë përgjegjësi institucionale.

Kjo nuk është drejtësi. Kjo është një burgosje politike – e pastër dhe e qartë!