string(25) "fatos-kongoli-ne-kalendar"

Fatos Kongoli në Kalendar

Arte

Gazeta Express

12/01/2023 14:16

Më 12 janar 1944 ka lindur Fatos Kongoli, një ndër emrat më të njohur të letërsisë bashkëkohore shqipe.

Fatos Kongoli lindi më 12 janar 1944 dhe sot është një ndër shkrimtarët më të rëndësishëm shqiptar të pas viteve ’90. Kongoli ka studiuar për matematikë, pjesërisht në Pekin e pjesërisht në Tiranë. Për një kohë të gjatë ka punuar si gazetar letrar dhe redaktor në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”. Është autor i një numri të madh librash ku përmendim “Lëkura e qenit”, “Dragoi i fildishtë”, “Ëndrra e Damokleut”, “I humburi” e shumë të tjerë, të cilët janë përkthyer edhe në Francë, Itali, Gjermani, Zvicër etj. Në romanet e tij përshkruan dramën ekzistenciale të njeriut modern.

Lexo Edhe:

I Humburi

Romani hapet me përshkrimin e ikjes së mijëra shqiptarëve, në mars të vitit 1991, nga Shqipëria. Ikje jo aq nga rreziku i persekutimit policor, ngase regjimi totalitar ishte në shembje e sipër, sa nga vendi ku ishin shtresëzuar pasojat e sundimit të këtij regjimi.

Lëkura e qenit

Një histori dashurie e rishfaqur në tri breza, një takim plot pikëpyetje e të panjohura me mijëvjeçarin e ri, një përpjekje për t’u çliruar nga dhembjet e së kaluarës. Po a është e mundur të shpëtojmë nga ankthi i hijeve tona?

Iluzione në sirtar

I ndërtuar mbi dy motive të ndërthurura, jeta e shkrimtarit dhe rruga e tij e vështirë drejt letërsisë, ky “pothuajse roman”, me personazh qendror vetë autorin, na sjell pamje të papërsëritshme epokash, të djeshme dhe të sotme.

Kufoma

Realitet që i ngjan makthit dhe makthe të pranishme po aq sa realiteti, në këtë atmosferë e çon ekzistencën personazhi i Kufomës.

/Express