“Favoriti i Europianit”, emisioni i spektaklit të Euro 2024 në T7 - Gazeta Express
string(62) "favoriti-i-europianit-emisioni-i-spektaklit-te-euro-2024-ne-t7"

Euro 2024

Gazeta Express

10/06/2024 15:04

“Favoriti i Europianit”, emisioni i spektaklit të Euro 2024 në T7

Euro 2024

Gazeta Express

10/06/2024 15:04

Emisioni sportiv “Favoriti i Europianit” do të jetë adresa dhe shtëpia e juaj e preferuar për një muaj të plotë.

Analiza, intervista ekskluzive, lidhje direkte, spektakël, lojëra të ndryshme e shumëçka tjetër rreth Kombëtares shqiptare, ju presin gjatë krejt Euro 2024 në T7 prej 13 qershorit e deri më 14 korrik.

Me analistët Ismet Munishi dhe Granit Begolli e me dhjetëra mysafirë nga më të përzgjedhurit, prej sferave prej më të ndryshmeve, “Favoriti i Europianit” do të ketë laramani temash, debatesh e show të garantuar.

Emisioni do të drejtohet nga moderatorët Agan Ramaxhiku e Arbëri – Gashi Xhemajli, të cilët do të mbështeten nga producenti i emisionit, Valon Konushevci, redaktori Moral Pozhegu e gazetarët, Endrit Jashari dhe Blerian Dushica.

Emisioni “Favorit” ishte bërë sensacion gjatë Botërorit 2022 duke u cituar dhe duke u përmendur nga mediat më prestigjioze të botës me intervistat dhe lajmet ekskluzive që i përçoi tek shikuesit në T7 dhe tek lexuesit përmes “Gazetës Express”.

Nga kjo e enjte e deri në të dielën e 14 korrikut, prej orës 23:00, s’keni arsye ta ndërroni kanalin…

Advertisement
Advertisement
Advertisement