FBK-ja e prezanton logon e finales së “play-offit” - Gazeta Express
string(48) "fbk-ja-e-prezanton-logon-e-finales-se-play-offit"

Basketboll

Gazeta Express

02/05/2023 12:40

FBK-ja e prezanton logon e finales së “play-offit”

Basketboll

Gazeta Express

02/05/2023 12:40

Federata e Basketbollit e Kosovës e ka prezantuar sot logon e finales së “Play-off”-it mes Trepçës dhe Pejës.

Siç njofton shtëpia e basketbollit kosovar, logoja është inspirim nga ylli në logon e FBK-së dhe flamurin e Kosovës, shkruan “Gazeta Express”.

“Ylli e simbolizon edhe skuadrën më të mirë të këtij edicioni që do të shpallet kampion. Super ndeshje pritet mes Trepçës dhe Pejës”, shkruan FBK-ja në faqen e saj zyrtare në “Facebook”.

Seria e ndeshjeve finale do të nisë nesër mbrëma, ndërsa ekipi që do t’i shënojë tri fitore do të shpallet kampion.

Trepça në gjysmëfinale e eliminoi Sigal Prishtinën, kurse Peja ishte më e mirë se Golden Eagle Ylli. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement