Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur më 15.12.2022 në Prishtinë e ka shqyrtuar situatën aktuale në basketbollin kosovar të krijuar së fundi në ndeshjen finale të Superkupës së Kosovës në mes KB Sigal Prishtina dhe KB Trepça.
Bordi ka vendosur që masat që kërkohet të zbatohen me përpikëri nga organet e FBK në vijim të garave janë:
6.1 Zbatimin e dispozitave që rregullojnë ndalesën e sharjeve në kor;
6.2 Zbatimin e dispozitave që rregullojnë hedhjet në terren, përfshirë edhe hedhjen e mjeteve të cilat nuk rrezikojnë jetën apo shëndetin e pjesëmarrësve;
6.3 Zbatimin e dispozitave që rregullojnë intonimin e himnit shtetëror;
6.4 Zbatimin e dispozitave që rregullojnë garantimin e sigurisë në terren, përfshirë rastet e mospërputhjes së veprimit të organizatorit në pajtim me ligjet e zbatueshme dhe planin e sigurisë;
Gjithashtu Bordi i FBK-së është zotuar se do t’i zbatojë në përpikëri rekomandimet e Këshillit për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive:
/Gazeta Express/