Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive e Kosovës bëhet anëtare me të drejta të plota në IFSC - Gazeta Express
string(100) "federata-e-bjeshkatarise-dhe-ngjitjes-sportive-e-kosoves-behet-anetare-me-te-drejta-te-plota-ne-ifsc"

Sport

Gazeta Express

03/04/2023 17:15

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive e Kosovës bëhet anëtare me të drejta të plota në IFSC

Sport

Gazeta Express

03/04/2023 17:15

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive (FBNSK) është bërë anëtare me të drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Ngjitjes Sportive (IFSC).

Sipas FBNSK, kjo erdhi si rezultat i angazhimit të përkushtuar dhe përmbushjes në tërësi të kritereve të parapara, shkruan Gazeta Express.

Federata Ndërkombëtare e Ngjitjes Sportive, në Asamblenë Gjenerale të XIX, të mbajtur në Singapor, më 31.03.2023, aprovoi kërkesën e Federatës së Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive, e Kosovës – FBNSK, duke e pranuar si anëtare të re, me të drejta të plota.

Ngjitja sportive u konfirmua zyrtarisht si një sport shtesë në programin e Lojërave Olimpike Tokio 2020, ndërsa në programin olimpik është edhe për Lojërat Olimpike Paris 2024.

Ky sport ka fituar besueshmëri jo vetëm si sport konkurrues, por edhe për vlerat e tij sociale.

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportiv e Kosovës, në programin e saj të veprimit i ka dhënë prioritet aktiviteteve te Ngjitjes Sportive me qëllim të avancimit të këtij sporti në Republikën e Kosovës, masovizimit tek të rinjtë, zbulimin dhe përgatitjen e garuesve të cilët do të prezantojnë Kosovën në garat  ndërkombëtare.

Federata Ndërkombëtare e Ngjitjes Sportive (IFSC) u krijua më 27 janar 2007 si vazhdim i Këshillit Ndërkombëtar për Ngjitje në Garë, i cili u krijua në 1997. Objektivat kryesore të IFSC janë drejtimi, rregullimi, promovimi, zhvillimi dhe avancimi i garave të ngjitjes në mbarë botën. E njëjta organizon dhe mbikëqyr garat e ngjitjes në mbarë botën. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement