Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut do të kërkojë nga UEFA shtyrjen e ndeshjes, Maqedonia e Veriut – Kosova, e programuar për 26 mars në Shkup, e vlefshme për gjysmëfinalen e “Play-Offit” të Ligës së Kombeve.
Kjo shtyrje kërkohet për shkak se futbollistët maqedonas si Pandev, Elmas dhe Nestorovski (luajnë në Itali) pas ardhjes në Shkup duhet të qëndrojnë dy javë në karantinë dhe pa stërvitje do ta prisnin ndeshjen me Kosovën.
Në Itali luajnë edhe futbollistët e Kosovës si Amir Rrahmani e Samir Ujkani. /Gazeta Express/
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...