Federata e Kajakimit të Kosovës (FKKS) është bërë sot anëtare me të drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Kajakimit (ICF), në Kongresin Vjetor të ICF-së, që po mbahet në Romë të Italisë.
FKKS u bë anëtare me 67 vota për, katër kundër dhe katër abstenime.
Federata e Kajakimit të Kosovës është formuar në vitin e kaluar, ndërsa sporti i kajakimit ka traditë në Kosovë që nga viti 1948.
“Sot nga delegatët e Kongresit u votua pranimi i FKKS-së në ICF dhe në këtë mënyrë u hap edhe një derë ndërkombëtare më shumë për sportistët kosovarë. Duke respektuar misionin e ICF-së si lidere glabale që kujdeset për frymëzimin dhe aktivizimin e njerëzve që të merren me kajakim, ne si Federatë për Kajakim e Kosovës do të jemi pjesë e këtij rrugëtimi. Ne ndjehemi krenarë që patëm mundësinë të vendosim ‘një tullë’ më shumë në ‘themelin’ e shtetit të Kosovës”!, ka thënë Visar Emini, kryetar i Federatës së Kajakimit të Kosovës.
KOK përgëzon FKKS-së për anëtarësimin në ICF, derisa garuesve të kajakimit iu uron fat dhe suksese në garat ndërkombëtare.
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...