Ferdinand: Van Nistelrooy ndihej keq sa herë që Henry shënonte më shumë se ai - Gazeta Express
string(76) "ferdinand-van-nistelrooy-ndihej-keq-sa-here-qe-henry-shenonte-me-shume-se-ai"

Gazeta Express

24/03/2020 18:58

Ferdinand: Van Nistelrooy ndihej keq sa herë që Henry shënonte më shumë se ai

Gazeta Express

24/03/2020 18:58

Mes Manchester United dhe Arsenal ka ekzistuar gjithmonë një rivalitet sportiv shumë i zjarrtë. Djajtë e Kuq dhe Topçinjtë janë sfiduar vazhdimisht për tituj dhe kupa kombëtare nga vitet ‘90 në dhjetëvjeçarin e parë të  viteve ‘00.

Rio Ferdinand ka zbuluar një episod të veçantë për Manchester Evening News në lidhje me Ruud van Nistelrooy dhe Thierry Henry: “Lojtarët e mëdhenj kanë nevojë për rivalitete të mëdha. Duhet të krahasohen  mes tyre”, ka thënë ish-mbrojtësi i United. 

“Ruud van Nistelroy e kishte zakon të futej në dhomat e zhveshjes pas një ndeshjeje, edhe kur ishim duke luajtur për titullin, dhe të shikonte rezultatet në televizor. Një herë kishim fituar 3-1 ose 4-1 dhe ai kishte shënuar një gol”.

“Megjithatë, u mërzit shumë pasi shikoi rezultatet në TV. Ne e pyetëm se çfarë kishte ndodhur. Më pas kuptuam se Henry kishte shënuar dy gola dhe ai vetëm një. Qëndronte ulur aty, i shkatërruar. Unë mendoja se ishte i çmendur:  sapo kishim fituar 3-1, kishte shënuar dhe ishte i zhgënjyer”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement