Ferizaj dhe Drita janë dy skuadrat që do të luftojnë në finalen e Kupës së Kosovës në volejboll.
Ferizajasit eliminuan 3:1 ekipin e Skëndërbeut mbrëmë, kurse sot, Drita e Gjilanit fitoi me lehtësi ndaj Lubotenit me shifrat 3:0.
Të dyja skuadrat janë në garë edhe për titullin e kampionit, ku sezoni i rregullt po shkon drejt fundit, shkruan Gazeta Express.
Finalja e Kupës së Kosovës zhvillohet të hënën më 31 mars 2024, nga ora 17:00.