KHF Ferizaj është skuadra e radhës nga Kosova që paraqitet në raundin e dytë të Kupës Evropiane (EHF European Cup).
Ferizajaset përballë e kanë skuadrën holandeze, JuRo Unirek VZV. Dy skuadrat janë pajtuar që ndeshjet t’i luajnë në Holandë, përkatësisht në ‘t Veld.
Ndeshja e parë është të shtunën nga ora 19:00, ndërsa e dyta të dielën nga ora 13:00.
Ferizaj për herë të dytë po paraqitet në gara evropiane. Unirek ndërkohë ka përvojë pak më të madhe. Debutoi në edicionin 2017/18 të Challenge Cup, kurse vjet vjet arriti deri në çerekfinale të Kupës Evropiane.
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...