Ferizaj me përforcim nga elita e futbollit portugez - Gazeta Express
string(51) "ferizaj-me-perforcim-nga-elita-e-futbollit-portugez"

Futboll

Gazeta Express

29/01/2026 19:04

Ferizaj me përforcim nga elita e futbollit portugez

Futboll

Gazeta Express

29/01/2026 19:04

FC Ferizaj ka konfirmuar zyrtarisht afrimin e sulmuesit portugez Ruben Silva-Richards, i cili i bashkohet klubit në formë huazimi nga Estoril, skuadër që garon në elitën e futbollit portugez.

Drejtuesit e klubit presin që sulmuesi portugez të sjellë cilësi, përvojë dhe mentalitet fitues, duke u vënë plotësisht në shërbim të fanellës së FC Ferizaj.

Ruben Silva-Richards tashmë i është bashkuar skuadrës në fazën përgatitore që po zhvillohet në Antalya, ku ka nisur menjëherë punën me stafin teknik dhe pjesën tjetër të ekipit. Integrimi i hershëm në grup pritet ta ndihmojë lojtarin të përshtatet sa më shpejt me kërkesat taktike dhe objektivat e klubit.

Me këtë lëvizje në merkato, FC Ferizaj vazhdon të tregojë seriozitet dhe vendosmëri në ndërtimin e një skuadre konkurruese për sezonin aktual.

Advertisement
Advertisement
Advertisement