“Fernandes do të shndërrohet në legjendë te Man United” - Gazeta Express
string(53) "fernandes-do-te-shnderrohet-ne-legjende-te-man-united"

Gazeta Express

16/03/2020 20:29

“Fernandes do të shndërrohet në legjendë te Man United”

Gazeta Express

16/03/2020 20:29

Diogo Dalot mendon se shoku i skuadrës , Bruno Fernandes, do të shndërrohet në legjendë te Manchester United, pas startit fantastik në ‘Old Trafford’.

Ai është ambientuar menjëherë në ekipin e Ole Gunnar Solskjaer duke u shndërruar në lojtarin më të rëndësishëm në skuadër.

25-vjecari ka shënuar 3 gola dhe ka dhuruar 4 asiste në 9 paraqitje me fanellën e “Djajve të Kuq”.

“Ai është djalosh, lojtar i shkëlqyer. Ai do të bëhet legjendë”, tha Dalot për faqen zyrtare të Manchester United.

“Ai është fantastik, madje mund të bëhet edhe më i mirë. Ai do të mësoj shumë nga ky klub”.

“Ai ka qenë kapiten te Sporting, është lojtar me eksperiencë, ka luajtur në Itali, Portugali. Ai se çfarë bën. Do të ketë shumë sukses”. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement