Feronikeli mbetet lider i Ligës së Parë, 2 Korriku, Istogu dhe KEK-u marrin fitore të rëndësishme - Gazeta Express
string(95) "feronikeli-mbetet-lider-i-liges-se-pare-2-korriku-istogu-dhe-kek-u-marrin-fitore-te-rendesishme"

Sport

Gazeta Express

15/11/2025 15:40

Feronikeli mbetet lider i Ligës së Parë, 2 Korriku, Istogu dhe KEK-u marrin fitore të rëndësishme

Sport

Gazeta Express

15/11/2025 15:40

Kanë përfunduar takimet e xhiros së 17-të në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, ku Feronikeli vazhdon të mbajë kryesimin e tabelës.

Skuadra e Feronikelit mposhti Ramiz Sadikun 1-0 dhe ruan vendin e parë me 36 pikë.

2 Korriku fitoi 2-0 ndaj Trepçës së Mitrovicës, Istogu mposhti Prizrenin në shtëpi, ndërsa KEK-u siguroi tre pikë të rëndësishme përballë Besës së Pejës.

Pas këtyre rezultateve, Feronikeli vazhdon të kryesojë renditjen, e ndjekur nga Vushtrria, Dinamo e Ferizajit dhe Vëllaznimi, të gjitha me nga 34 pikë. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement