Debatet në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” kanë qenë sot të ashpra dhe me tone shumë të larta. Valbona ka bërë sherr me Danjën dhe Gertën, të cilat e akuzuan atë për papastërti në lavandari.
Këtë të fundit duhet t’a pastrojë Valbona, duke qenë se ia ka lënë si detyre Gjesti që është lider.
Teksa Gerta i tha Gjestit dhe Valbonës që të mos e kopjojnë, Valbona iu kthye keq, duke i kujtuar fjalët e ashpra që ajo i kishte thënë.
Por jo vetëm kaq, pasi në një moment Gerta kishte në dorë një furçë të makijazheve dhe ia vendoste në fytyrë Valbonës. Kjo e fundit iu kthye duke i thënë:
“Ku do shkosh kur të dalësh këtu? Dhëmb për dhëmb do më kesh, ferr do t’a bëj”.
Pjesë nga debati:
Valbona: Është super manipulatore, shpifëse
Gerta: Gjej ndonjë gjë të re se ke ngelur mbrapa shumë
Valbona: Unë? Gerta Gixhari laje gojën se do t’a laj unë gojën në këtë shtëpi
Gerta: O kopjace
Valbona: Provo të më prekësh dhe njëherë dhe do e shohësh se ku do përundosh
Gerta duke e pikturuar: Si kloun
Valbona: Çfarë po bën? Ku je mësuar kështu? Më pikturu pak, qelbësirë, ik moj shushkë, shpifëse
Gerta: Nuk dua të merrem seriozisht me ty Valbona, se të nxjerr për 24 orë nga shtëpia
Valbona: Palaço femër, ferr do t’a bëj jetën në këtë shtëpi Gerta Gixhari
Gerta: Mos u merr me mua. I nxjerr ato fjalë pa asnjë pikë përgjegjësie. Hajde të afrohesh se të pikturoj sërish, nuk t’a mban tani
Valbona: Ku do shkosh kur të dalësh këtu? Dhëmb për dhëmb do më kesh, ferr do t’a bëj
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...