string(54) "festa-e-djeshme-e-fiter-bajramit-nepermjet-fotografive"

Lajme

Gazeta Express

31/03/2025 7:13

Festa e djeshme e Fitër Bajramit nëpërmjet fotografive

Lajme

Gazeta Express

31/03/2025 7:13

Besimtarët myslimanë në Kosovë dhe anembanë botës kremtojnë të dielën e 30 marsit festën e Fitër Bajramit.

Në Kosovë, manifestimi kryesor i faljes së Bajramit u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Lexo Edhe:

Fitër Bajrami shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, gjatë të cilit, besimtarët myslimanë agjërojnë për 30 ditë duke u përmbajtur nga ushqimi dhe pija prej lindjes e deri në perëndim të diellit, në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.

Fitër Bajrami dhe Kurban Bajrami, i cili shënohet dy muaj e dhjetë ditë pas të parit, janë festat më të rëndësishme në besimin islam.


Myslimanet shqiptare para faljes së namazit të Fitër Bajramit, për të shënuar përfundimin e muajit të shenjtë të agjërimit të Ramazanit, në Sheshin Skënderbej, në Tiranë, Shqipëri, 30 mars.
1Myslimanet shqiptare para faljes së namazit të Fitër Bajramit, për të shënuar përfundimin e muajit të shenjtë të agjërimit të Ramazanit, në Sheshin Skënderbej, në Tiranë, Shqipëri, 30 mars.
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, mban fjalim gjatë faljes së Fitër Bajramit në Xhaminë e Madhe të Prishtinës, më 30 mars 2025.
2Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, mban fjalim gjatë faljes së Fitër Bajramit në Xhaminë e Madhe të Prishtinës, më 30 mars 2025.
Besimtarët myslimanë falin Fitër Bajramin në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, 30 mars.
3Besimtarët myslimanë falin Fitër Bajramin në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, 30 mars.
Myslimanët në Kosovë dhe në mbarë botën festojnë të dielën e 30 marsit Fitër Bajramin, një festë që shënon përfundimin e agjërimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.
4Myslimanët në Kosovë dhe në mbarë botën festojnë të dielën e 30 marsit Fitër Bajramin, një festë që shënon përfundimin e agjërimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.