Festa e zjarrtë e shqiptarëve në Britani, pasi Marku gjunjëzoi Jenkinsin - Gazeta Express
string(71) "festa-e-zjarrte-e-shqiptareve-ne-britani-pasi-marku-gjunjezoi-jenkinsin"

Sport

Gazeta Express

02/04/2022 23:20

Festa e zjarrtë e shqiptarëve në Britani, pasi Marku gjunjëzoi Jenkinsin

Sport

Gazeta Express

02/04/2022 23:20

Florian Marku ka mbrojtur titullin IBF International në kategorinë e peshave të lehta.

Boksieri shqiptar shënoi fitore sonte britanikut Chris Jenkins, shkruan Gazeta Express.

Madje, Marku e mbylli këtë ndeshje në raundin e katërt pas një serie të suksesshme të goditjeve.

Pastaj gjyqtari e ndërpreu ndeshjen, me Florian Markun që siguroi kështu fitoren.

Për 29-vjeçarin ishte kjo fitorja e 11-të nga 12 ndeshje në boksin profesionist, teksa ka edhe një barazim.

Florian Marku edhe sonte kishte përkrahje të madhe nga shqiptarët, të cilët shpërthyen në festë të madhe pas fitores /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement