FFK dhe klubet e Superligës bashkohen kundër dhunës ndaj grave – lojtarët hyjnë në fushë me shenjë të kuqe në fytyrë - Gazeta Express
string(114) "ffk-dhe-klubet-e-superliges-bashkohen-kunder-dhunes-ndaj-grave-lojtaret-hyjne-ne-fushe-me-shenje-te-kuqe-ne-fytyre"

Sport

Gazeta Express

30/11/2025 15:02

FFK dhe klubet e Superligës bashkohen kundër dhunës ndaj grave – lojtarët hyjnë në fushë me shenjë të kuqe në fytyrë

Sport

Gazeta Express

30/11/2025 15:02

Federata e Futbollit e Kosovës, së bashku me klubet e Albi Mall Superligës, janë bashkuar sot fushatës globale “16 Ditët e Aktivizimit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.

Gjatë ndeshjeve të sotme, të gjithë lojtarët zbritën në fushë me një shenjë të kuqe në fytyrë, si simbol i mbështetjes për ndërgjegjësimin dhe ndalimin e çdo forme dhune ndaj grave dhe vajzave, shkruan Gazeta Express.

Mesazhi i FFK-së ishte i qartë dhe i fuqishëm:
“Mos ta quajmë xhelozi, zemërim, nervozë apo gabim — quhet dhunë. Nuk ka asnjë justifikim.”

Fushata synon të rrisë vetëdijen, të nxjerrë në pah realitetet që përjetojnë shumë gra dhe vajza, dhe të përçojë thirrjen urgjente se dhuna duhet të ndalet, gjithmonë e kudo. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement