Federata e Futbollit e Kosovës e ka bërë një postim të veçantë në rrjetin social “Facebook”, rreth sukseseve të klubeve kosovare në Evropë.
Duke u krenuar me suksesin e tyre, FFK-ja u ka kushtuar një përmbledhje me një video speciale.
“Nga viti 2022 deri më 2026, futbolli i Kosovës ka lënë gjurmë në Evropë. Kampionët e Kosovës kanë qenë 3 herë pjesë e grupeve të UEFA Conference League”, shkruan FFK-ja ndër të tjerash.
Shtëpia e futbollit kosovar i përmend specifikisht sukseset e Ballkanit dhe Dritës, me këtë të parin që u kualifikua dy herë në Ligën e Konferencës, teksa Drita një herë, madje duke kaluar në fazën e play-offit të eliminimit direkt, që luhet në muajin shkurt.
Në përgjithësi, nëntë klube kosovare kanë marrë pjesë në garat evropiane në këto katër vitet e fundit.
Drita, Ballkani, Prishtina, Gjilani, Malisheva, Dukagjini, Llapi, KFF EP Hajvalia e KFF Mitrovica janë klubet që e kanë përfaqësuar Kosovën në garat evropiane, në kategorinë e meshkujve dhe femrave./GazetaExpress/
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...