Në rrjetet sociale kanë qarkulluar thashetheme se Fationi, ish-konkurenti i “Për’puthen” dhe këngëtarja Fifi janë në një raport dashurie.
Teksa e pyet për këtë temë në “E Diell”, gazetari i kujton Fifit shprehjen popullore “Ku ka zë, nuk është pa gjë”.
“E vërtetë”, përgjigjet këngëtarja me humor. “…ku të paktën ka dhe zjarr apo jo“, shton më tej duke nënkuptuar se nuk mjaftojnë vetëm zërat.
Ndërkohë së fundmi si Fationi dhe Fifi kanë publikuar foto në Instagram ku ndodhen të dy në një shtrat, duken mjaft seksi duke u parë në sy.
“Kanihere ja kpus vetes une frenjte .. po per ty e kom ndjenjen ma shume se te shenjte”, shkruan Fationi që me siguri po ngacmon ndjekësit dhe kjo është një pjesë e projektit.
“Kanihere e boj mik idiotsin .. po para teje dreqi ik e bohna kanarine !”, shkruan Fifi nga ana tjetër.