string(79) "filipce-me-plan-per-reforma-mickoski-i-gatshem-per-takim-por-kerkon-plan-serioz"

Maqedoni

Gazeta Express

02/04/2025 17:48

Filipçe me plan për reforma / Mickoski i gatshëm për takim, por kërkon plan serioz

Maqedoni

Gazeta Express

02/04/2025 17:48

Arsimi, shëndetësia, gjyqësori, ambienti jetësor, departizimi dhe depolitizimi i institucioneve, janë fushat për të cilat kreu i LSDM-së Venko Filipçe kërkon të fillojë të zbatohet një formë e re e dialogut politik që do të rezultojë me strategji për reforma. Ai sot ose nesër do ta ftojë në takim kryeministrin Hristijan Mickoski, për t’ia shpalosur personalisht këtë plan për të cilin publikisht nuk dha shumë detaje. Hapat konkret, thotë Filipçe, duhet të definohen në takime.

“Takimi i parë mund të jetë tet-a-tet. Për mënyrën (se si do të bëhen reformat) duhet të bisedojmë. Ky është një sistem të cilin ne deri më tani nuk e kemi pasur. Ne duhet fillimisht të bisedojmë për temat dhe nëse merremi vesh, të bisedojmë për mënyrën se si do të punojmë. Kjo është diçka e re. Të gjithë e dimë se është e nevojshme por asnjëherë nuk është zbatuar në shtet. Në tavolinë fillimisht duhet të bisedohet për temat, për interesin dhe për mënyrën se si do të zbatohej në praktikë”, kryetar i LSDM-së.
Kryeministri thotë se do të gjejë kohë për takim kurdo që kërkon kreu i opozitës, nëse ai ka plan konkret dhe jo takime si në kohën e pandemisë.

Lexo Edhe:

“Nëse ka plan, ashtu siç njoftuan, jam i gatshëm ta pranoj në takim kryetarin e LSDM-së që ta shpalosë planin dhe ta dëgjojmë atë sepse janë kohëra serioze, unë jam person serioz, çështje serioze janë në pyetje. Më së paku me këtë duhet të bëhet estradë në skenën publike. Nëse vërtetë ka plan dhe dëshirë që të ndihmojë, janë në dispozion, do ta zhvendos agjendën time, madje nëse dëshiron edhe në mesnatë, kur të dëshirojë ai. Do ta dëgjoj planin e tij dhe do ta shoh nëse diçka mund të zgjidhet”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Takimi i parë pritet të jetë kokë më kokë, kurse Filipçe shpreson se të gjithë partitë parlamentare dhe aktorët tjerë në shoqëri t’u bashkohen ndërkohë.