Filloristët dhe shkollarët e mesëm, nga nesër mund t’i marrin 1800 denarë – njofton MASh-i - Gazeta Express
string(86) "filloristet-dhe-shkollaret-e-mesem-nga-neser-mund-ti-marrin-1800-denare-njofton-mash-i"

Filloristët dhe shkollarët e mesëm, nga nesër mund t’i marrin 1800 denarë – njofton MASh-i

Maqedoni

Gazeta Express

30/06/2024 11:33

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, nga nesër do të mund t’i marrin paratë prej 1800 denarësh.

Mjetet siç thonë nga MASh, që u lëshuan si masë antikrizë për mbështjetje të familjeve, filloristëve dhe shkollarëve të mesëm, por që nuk u paguan me muaj, do të fillojnë të paguhen nga nesër.

Lexo Edhe:

“Në vend të zgjidhjeve jocilësore aftashkurte, nxënësit dhe familjet e tyre meritojnë mbështetje të vazhdueshme sistemore dhe të vërtetë për lehtësimin e procesit edukativ – arsimor dhe për tejkalimin e sfidave me të cilat ballafaqohen viteve të fundit”, thuhet mes tjerash në njoftim.