string(109) "finalizohet-operacioni-the-holder-iu-gjeten-arme-dhe-emblema-policie-perfundon-ne-pranga-41-vjecari-ne-tirane"

Shqiperi

Gazeta Express

06/04/2025 10:39

Finalizohet operacioni “The Holder”/ Iu gjetën armë dhe emblema policie, përfundon në pranga 41-vjeçari në Tiranë

Shqiperi

Gazeta Express

06/04/2025 10:39

Një operacion i Komisariatit të Policisë Nr. 4, i koduar “The Holder”, ka çuar në pranga një 41-vjeçar në Tiranë, si dhe në sekuestrimin e një arsenali armësh dhe municionesh të ndryshme, përfshirë edhe emblema të Policisë së Shtetit.

Shtetasi Saimir Allmuça, banues në Tiranë, u arrestua pas ndalimit të tij në Rrugën e Dibrës, ku policia, gjatë kontrollit të automjetit të tij, gjeti një thikë.

Lexo Edhe:

Kontrollet vijuan edhe në banesën e të arrestuarit, ku u gjetën dhe sekuestruan:

-2 armë zjarri (një pistoletë dhe një pushkë)

-1 armë sportive

-1 armë e ftohtë

-Municion luftarak

-Emblema të Policisë

Sakaq, materialet procedurale për këtë rast i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, e cila pritet të ndjekë hetimet e mëtejshme në lidhje me rrethanat dhe qëllimin e posedimit të arsenalit të sekuestruar.