Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, ka bërë të ditur se ky vend do të rrisë shpenzimet e saj të mbrojtjes në tre për qind të prodhimit të brendshëm bruto, shkruan Gazeta Express.
Kjo rritje do të zgjasë deri në vitin 2029, dhe që, siç ka thënë presidenti finlandezë është pjesë e kontributit të këtij shteti për Evropën.
‘‘Qeveria finlandeze ka marrë sot dy vendime kyçe, duke reflektuar ndryshimet në mjedisin tonë të sigurisë. Së pari, Finlanda do të rrisë shpenzimet e saj të mbrojtjes në 3% të PBB-së deri në vitin 2029. Kjo është një pjesë e kontributit të Finlandës për Evropën duke marrë më shumë përgjegjësi për mbrojtjen tonë’’, ka shkruar ai në platformën ‘’X’’.
Po ashtu, si vendim tjetër kyç që Finlanda ka marrë sot, është përgatitja për tërheqjen nga Konventa e Otavës.
‘‘Së dyti, Finlanda do të përgatitet për tërheqjen nga Konventa e Otavës. Vendimi bazohet në një vlerësim të plotë nga ministritë përkatëse dhe Forcat e Mbrojtjes. Finlanda është e përkushtuar ndaj detyrimeve të saj ndërkombëtare për përdorimin e përgjegjshëm të minave. Finlanda do të mbetet gjithmonë një aktor i përgjegjshëm në botë, duke ruajtur sigurinë dhe mbrojtjen e saj’’, ka shkruar ai në postimin e tij.
Konventa e Otavës lidhet me ndalimin e minave anti personel ushtarak. Vendimet finlandeze vijnë pas vizitës joformlae që Stubb pati në SHBA ku pati takim me Presidentin Donald Trump.
Sa i përket shpenzimeve për mbrojtje, një gjë e tillë ka qenë kërkesë e vazhdueshme e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i cili ka bërë thirrje vendeve të Europës që janë anëtare në NATO që të shpenzojnë 5% te të ardhurave të tyre kombëtare për mbrojtjen./GazetaExpress
The Finnish Government has today taken two key decisions, reflecting the changes in our security environment.
— Alexander Stubb (@alexstubb) April 1, 2025
First, Finland will raise its defence expenditure to 3% of GDP by 2029. This is a part of Finland’s contribution to Europe taking greater responsibility for our own…