Fisnik Asllani bëhet lojtari më i shtrenjtë i Kosovës, Transfermarkt e vlerëson 30 milionë euro - Gazeta Express
string(96) "fisnik-asllani-behet-lojtari-me-i-shtrenjte-i-kosoves-transfermarkt-e-vlereson-30-milione-euro-1"

Sport

Gazeta Express

19/12/2025 13:55

Fisnik Asllani bëhet lojtari më i shtrenjtë i Kosovës, Transfermarkt e vlerëson 30 milionë euro

Sport

Gazeta Express

19/12/2025 13:55

Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, ka shënuar një rritje të madhe në vlerën e tij në tregun e transferimeve.

Sipas përditësimit të datës 19 Dhjetor 2025 të Transfermarkt, vlera e Asllanit ka kërcyer nga 18 milionë euro30 milionë euro duke e bërë Asllanin, lojtarin më të shtrenjtë të Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Kjo rritje e ndjeshme është rezultat i paraqitjeve të forta dhe formës së qëndrueshme të sulmuesit kosovar, i cili po vazhdon të konfirmohet si një nga futbollistët më të rëndësishëm të Kosovës dhe skuadrës gjermane Hoffenheim në arenën ndërkombëtare.

Përditësimi i fundit i Transfermarkt e vendos Asllanin në mesin e lojtarëve më të vlerësuar nga përfaqësuesja e Kosovës. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement