string(59) "fisnik-asllani-po-shkelqen-ne-bundesliga-2-shenon-tregolesh"

Fisnik Asllani po shkëlqen në Bundesliga 2, shënon tregolësh

Sport

Gazeta Express

12/04/2025 15:38

Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani po shkëlqen javë për javë në Bundesliga 2.

I riu dardan ka shënuar sot tregolësh në fitoren e ekipit të tij, Elversbergut prej 3-1 ndaj Hannoverit.

Lexo Edhe:

Asllani në fakt e udhëhoqi ekipin e tij nga humbja në fitore, pasi Hannoveri shënoi i pari në minutën e 12-të të ndeshjes.

Sulmuesi kosovar barazoi në minutën e 55-të, dhe në të 78-të e siguroi fitoren e Elversbergut.

Në minutën e 98-të të ndeshjes, kosovari ia dha goditjen e fundit për fitoren prej -1.

Asllani ka 17 gola të shënuar në këtë edicion të garave në ligën e dytë gjermane.

Sulmuesi i Kosovës është në huazim tek Elversbergu, derisa kartoni i tij është nën pronësi të Hoffenheimi, që bën gara në Bundesliga.

Edhe vetë Elversbergu po lufton për një vend në elitë sezonin e ardhshëm, duke qenë momentalisht në vendin e tretë, që të dërgon në play-in./GazetaExpress/