string(60) "fisnik-asllani-shkelqen-me-dy-gola-ne-fitoren-e-elversbergut"

Fisnik Asllani shkëlqen me dy gola në fitoren e Elversbergut

Sport

Gazeta Express

06/04/2025 16:06

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani po vazhdon me performanca të mira në Bundesliga 2 të Gjermanisë.

Asllani ka shënuar dy gola në fitoren e sotme të Elversbergut ndaj Regensburgut, në ndeshjen e luajtur në kuadër të xhiros së 28-të.

Lexo Edhe:

Sulmuesi dardan deri më tani ka 14 gola të shënuar e gjashtë të tjerë i ka asistuar në divizionin e dytë të futbollit gjerman.

22-vjeçari është pjesë e Elversbergut si i huazuar nga Hofffenheimi.

Vitin e kaluar ishte i huazuar te Austria Vienna, ku kishte shënuar katër gola në 19 paraqitje.

Asllani ka pesë paraqitje me kombëtaren e Kosovës, por ende nuk e ka gjetur golin.

Sipas “Transfermarkt”, klube si Anderlecht, Fenerbahçe e Lille kanë shprehur interesim për shërbimet e tij, për sezonin e ardhshëm.

Vlera aktuale e Asllanit në treg është 3.9 milionë euro./GazetaExpress/