Me rastin e festës Fitër Bajramit, shitja e deleve, shpezëve dhe kafshëve të tjera, me 18 dhe 19 mars lejohen të shiten në Bernicë të Poshtme.
Komuna njofton se në këtë lokacion lejohet vetëm shitja e kafshëve, por jo therja apo prerja e tyre.
Njoftimi i plotë i Komunës së Prshtinës:
Të dashur qytetarë,
Kryeqyteti njofton të gjithë shitësit e deleve, shpezëve dhe kafshëve të tjera se më 18 dhe 19 mars 2026, me rastin e Festës së Bajramit, do të lejohet shitja e tyre vetëm në lokacionin e ri në fshatin Bernicë e Poshtme, në parkingun në rrugën “Vëllezërit Fazliu” (ish tregu i automjeteve).
Në këtë lokacion lejohet vetëm shitja e kafshëve, ndërsa nuk lejohet therja apo prerja e tyre në asnjë rrethanë.
Po ashtu, kërkohet nga të gjithë shitësit që gjatë qëndrimit dhe aktivitetit të tyre të kujdesen për mirëmbajtjen e ambientit përreth, duke mos hedhur mbeturina apo mbetje të tjera.
Për mbarëvajtjen e aktivitetit do të kujdeset Inspektorati i Kryeqytetit, ndërsa ndaj të gjithë shitësve që hasen duke zhvilluar aktivitet jashtë këtij lokacioni do të ndërmerren masa ligjore sipas legjislacionit në fuqi.
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...