Max Verstappen nuk ndalet as në Silverstone.
Piloti i RedBull, nuk njeh rivalë këtë sezon në Formula 1. Dhe sot fitoi Çmimin e Madh të Britanisë, që ishte suksesi i gjashtë radhazi.
Holandezi e mbylli i parë, ndërkohë që podi u kompletua nga dy pilotë anglezë: Lando Norris (McLaren) i dyti dhe Lewis Hamilton (Mercedes) i treti.
Më parë me radhë, Piastri (McLaren), Russell (Mercedes), Perez (RedBull). Shumë keq Ferrari, që nuk shkoi më shumë se vendi i nëntë (Leclerc) dhe i dhjetë (Sainz).

Verstappen vijon të marshojë drejt titullit të tretë kampion në garat e shpejtësisë. 25-vjeçari holandez kryeson kampionatin me 229 pikë, 81 më shumë se Perez i vendit të dytë. /SS/
MAX VERSTAPPEN VENCE O GP DA GRÃ-BRETANHA!
— Esporte Na Band (@esportenaband) July 9, 2023
Lando Norris e Lewis Hamilton completam o pódio para a alegria do povo britânico em Silverstone #F1naBandNewsFM pic.twitter.com/iRzfkZtiMj
