Fitorja e Spanjës ndaj Shqipërisë i kualifikon tutje edhe tri kombëtare tjera - Gazeta Express
string(77) "fitorja-e-spanjes-ndaj-shqiperise-i-kualifikon-tutje-edhe-tri-kombetare-tjera"

Futboll

Gazeta Express

25/06/2024 9:07

Fitorja e Spanjës ndaj Shqipërisë i kualifikon tutje edhe tri kombëtare tjera

Futboll

Gazeta Express

25/06/2024 9:07

Anglia është kualifikuar në 1/8 e finales së Euro 2024 pasi Spanja mundi Shqipërinë 1-0 të hënën.

Fitorja për skuadrën e Luis de la Fuente do të thotë gjithashtu që Holanda dhe Franca të kalojnë nga Grupi D në fazën eliminatore.

Tre Luanët përfundojnë fushatën e tyre në Grupin C të martën kundër Sllovenisë në Këln, por tashmë e kanë të garantuar vendin në fazën tjetër.

Skuadra e Gareth Southgate ka katër pikë pas një fitoreje 1-0 kundër Serbisë dhe më pas një barazim 1-1 me Danimarkën, por humbja e Shqipërisë siguroi që Anglia të ishte, të paktën, një nga katër skuadrat më të mira të vendit të tretë.

E Franca dhe Holanda që gjenden në grupin D gjithashtu kanë nga katër pikë dhe e kanë siguruar kualifikimin tutje, teksa sonte i luajnë ndeshjet e fundit në fazën e grupeve.

Advertisement
Advertisement
Advertisement