string(43) "fitorja-ndaj-brazilit-vjen-reagimi-i-messit"

Futboll

Gazeta Express

26/03/2025 14:44

Fitorja ndaj Brazilit, vjen reagimi i Messit

Futboll

Gazeta Express

26/03/2025 14:44

Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, ka reaguar pas paraqitjes së shkëlqyer të kombëtares së tij, duke shprehur krenarinë dhe përkushtimin e tij ndaj ekipit kombëtar.

Argjentina shënoi fitore 4:1 ndaj Brazilit, në përballje ku Messi nuk luajti për shkak të lëndimit.

Lexo Edhe:

“Brenda, jashtë, kudo qoftë me këtë Kombëtare. Gjithmonë duke folur përmes futbollit,” tha ylli argjentinas përmes një deklarate emocionuese.

Messi përgëzoi ekipin për fitoren e rëndësishme ndaj Brazilit, një rivalitet historik në futbollin botëror, duke shtuar: “Urime për ndeshjen e madhe që luajtët mbrëmë dhe gjithashtu për fitoren ndaj Uruguait.”

Argjentina ka qenë në një formë të shkëlqyer në kualifikueset për Kupën e Botës 2026, duke treguar edhe një herë pse është kampione e botës. Fitorja ndaj Brazilit në Buenos Aires ia siguron kualifikimin në Kupën e Botës.