string(115) "flet-nena-e-studentes-greke-qe-u-perplas-per-vdekje-nga-26-vjecari-shqiptar-ai-helmonte-femijet-duke-u-shitur-droge"

Flet nëna e studentes greke që u përplas për vdekje nga 26 vjeçari shqiptar: Ai helmonte fëmijët duke u shitur drogë

Shqiperi

Gazeta Express

09/12/2022 18:43

Prindërit e 21-vjeçares greke, e cila humbi jetën pasi u përplas me makinë nga një shqiptar, kanë hedhur akuza të reja ndaj të riut.

Në një telefonatë për televizionin “Mega”, nëna e Emanuelës u shpreh se sipas saj ligjet e vendit po vuajnë por vrasësi i fëmijës së saj do të dënohet.

Lexo Edhe:

 “Unë jam shtetas grek dhe shteti nuk më mbron”, është shprehur ajo. “U bë krim dhe vrasësi i fëmijës tim do të dënohet”, shtoi ajo.

Nëna e së resë kërkoi dënimin e shqiptarit, teksa shtoi se sipas sai ai kishte helmuar fëmijë duke shitur drogë, pasi më parë kishte qenë nën hetim për trafik droge. Ajo shtoi se shqiptari ishte i lënë i lirë me tolerancën e shtetit.

“Njeriu që vrau fëmijën tim ishte i shënuar dhe vrau fëmijë me drogë. Ai nuk kishte as patentë shofer. Ai nuk kishte letra dhe ishte flamur për trafik droge. Ai ishte i lirë me tolerancën e shtetit. Ata i dhanë një armë dhe gjithçka që bëri ishte të tërhiqte këmbëzën”, është shprehur ajo.

Kujtojmë se 26-vjeçari shqiptar është lënë në masën e arrestit me burg.

Si ndodhi ngjarja e rëndë?

21-vjeçarja greke, studente, mbeti e plagosur rëndë në orët e para të së martës, kur u tërhoq zvarrë përgjatë rrugës Egnatia, në lartësinë e Kamarës, nga makina që drejtonte 26-vjeçari shqiptar, i cili u largua nga vendngjarja dhe e la të renë në gjendje të rëndë në asfalt.

Mjekët bënë përpjekje për ta mbajtur në jetë, por gjendja e saj shëndetësore ishte jashtëzakonisht kritike dhe u shtrua në Repartin e Mjekimit Intensiv, por fatkeqësisht nuk ia doli dot.

Mjaftuan pak orë që i riu të vetëdorëzohej në polici me shenjë pendese ku edhe kërkoi të komunikonte me prindërit e saj. Duke u justifikuar, i riu u shpreh se u largua nga vendi i ngjarjes sepse jetonte në Greqi pa letra. Ndaj tij ka nisur një procedim penale, po ashtu dhe ndaj pasagjeres 19-vjeçare, e cila ndodhej në makinë me të.

Në dëshminë e tij ai tha se ishte i shkatërruar nga kjo ngjarje dhe nëse viktima nuk do kishte tentuar të kalonte rrugën ‘Egnatia’ (aty ku gjeti vdekjen), asgjë nuk do të kishte ndodhur, mjaftonte që e reja të kalonte në vizat e bardha.

26-vjeçari, sipas ndjekjes penale të prokurorit, akuzohet për drejtim mjeti të rrezikshëm me pasojë lëndim të rëndë trupor (vepër penale), si dhe drejtim mjeti pa leje (kundërvajtje).

19 –vjeçarja, nga ana e saj përballet me veprën penale të ndihmës në drejtim të automjetit të rrezikshëm me pasojë lëndim të rëndë trupor dhe ndihmë në një aksident trafiku (kundërvajtje).