Real Madridi fitoi Ligën e Kampionëve më 1 qershor të vitit të kaluar me një fitore 2-0 ndaj Borussia Dortmund në Ëembley.
Marca tani zbulon shumën e bonusit të paguar për lojtarët e Real Madridit për këtë sukses.
“Florentino Perez pagoi çdo lojtar të Real Madridit një bonus prej 900 mijë eurosh për fitimin e Ligës së Kampionëve. Në total Real Madridi ka paguar 40 milionë euro për lojtarët dhe trajnerët sezonin e kaluar si shpërblime për të gjithë trofetë e fituar”, shkruan Marca.
Për kujtesë, Real Madridi fitoi Ligën e Kampionëve, La Ligën dhe Superkupën e Spanjës sezonin e kaluar.
Sa i përket këtij sezoni, Miguel Angel Diaz, gazetar i Cope, i cili është shumë i njohur për situatën në Real Madridi, njoftoi javën e kaluar se, me vendim të presidentit Florentino Perez, të gjithë lojtarët e Realit morën një bonus prej 250 mijë eurosh për eliminimin e Atleticos Madridit dhe kalimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ku i pret Arsenali.
Lojtarët e Real Madridit mund të fitojnë bonuse edhe më të mëdha këtë sezon se vitin e kaluar.
Kjo pasi Real Madridi është në garë për të tre trofet kryesore në fund të sezonit – La Liga, Liga e Kampionëve dhe Kupa e Mbretit. Real Madridi nuk i ka fituar kurrë tre trofe.