Florian Marku frikësohet se gruaja do të lindë gjatë meçit - Gazeta Express
string(58) "florian-marku-frikesohet-se-gruaja-do-te-linde-gjate-mecit"

Sport

Gazeta Express

19/11/2021 9:45

Florian Marku frikësohet se gruaja do të lindë gjatë meçit

Sport

Gazeta Express

19/11/2021 9:45

Florian Marku frikësohet se gruaja e tij do të lindë gjatë kohës kur ai të jetë duke boksuar me Jorick Luisetto në SSE Arena të shtunën mbrëma.

Ylli shqiptar synon të vazhdojë rrugëtimin e tij drejt fitimit të titullit botëror në peshën e lehtë, raporton Gazeta Express.

“Jam vërtet shumë  i lumtur”, tha Marku në konferencë për media.

“Boksi është jeta ime, njerëzit nuk e kuptojnë këtë por është e vetmja gjë që më bën të lumtur”.

“Tani që po flasim, gruaja ime është shtatzënë në muajt e fundit të shtatzënisë, kështu që mund të lind tani, nesër ose ditën tjetër”.

“Shpresoj të mos lind të shtunën sepse s’do të jem në gjendje ta shoh atë, por jam i lumtur që gjendem këtu”. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement